Ballina Aktualitet Kur drejtësi fle gjumë! Kush ka të drejtë?! Argita dhe Shkëlzeni “milioner...

Kur drejtësi fle gjumë! Kush ka të drejtë?! Argita dhe Shkëlzeni “milioner të ligjshëm” me ILKPD, por “

18

Pas akuzave të vazhdueshme të ardhura nga deputeti socialist Taulant Balla, kundrejt Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, një kundërpërgjigje e fortë ka ardhur dhe nga këta të fundit, të cilët citojnë se pasurinë e kanë të deklaruar në ILDKP.

“Në ndryshim nga bashkëshortja jote z. Rama, çdo qindarkë të fituar e kemi të xhiruar në rrugë bankare dhe të tatuar nga organet tatimore dhe të deklaruar në ILDKP, por problemi i juaj z.Rama është se ju njihni vetëm institucionin e shpifjes. Pyetjeve që ju na drejtoni, i jemi përgjigjur në mënyrë konstante prej 7 vjetësh, aty ku na e kërkon ligji, në ILDKP dhe është po ky insitucion që pasi ka verifikuar burimet e fitimeve tona, ka lëshuar një deklaratë publike që certifikon korrektësinë e tyre në raport me ligjin dhe konfliktin e interesit”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.

Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha i drejtohen kryesocialistit Edi Rama me një pyetje.

“Kush është bujari që i ka dhuruar bashkëshortes tuaj 100 milionë lekë pa interes? Si ka mundësi që këto para janë dhënë në dorë z. Rama dhe jo në rrugë bankare. Ku i mbani ju dhe bashkëshortja juaj këto para z. Rama, përderisa ato nuk figurojnë në llogaritë tuaja bankare”, thuhet më tej në reagim.