Ballina Sport “Kur të pamëshirshmit shkelen me këmbë”! Nuk ndodhte që nga 1931, Gjermania...

“Kur të pamëshirshmit shkelen me këmbë”! Nuk ndodhte që nga 1931, Gjermania turpërohet nga Spanja

19

Sot në mbrëmje duhej të mbyllej një vit kalendarik për Kombëtaren e Gjermanisë, por për trajnerin e saj, Joakim Lëv, është mbyllur një cikël. Pakënaqësi të mëdha kishte nga tifozët që përpara përballjes së sotme kundër Spanjës. Disa rezultate zhgënjyese dhe fitore aspak bindëse në lojë e kanë shoqëruar Lëv, që i ka ditët e numëruara.

Spanja e ka turpëruar Gjermaninë në shifrat 6-0, duke shkelur me këmbë ata që deri sot konsideroheshin si “të pamëshirshëm”, për ta shtypur kundërshtarin edhe në momentin që ngre flamurin e bardhë.

Këtë ndjenjë e kanë provuar vetë gjermanët kundër spanjollëve, ndërsa një humbje e tillë në këto shifra nuk ndodhte që nga 1931, atëherë kur Austria do të fitonte në shifrat 6-0. /Sport Ekspres/

For the history ?! Spain 6-0 Germany