Ballina Aktualitet Kush gënjen më shumë për shenjat e gishtave të Kajmakut?!“ Prokuroria:...

Kush gënjen më shumë për shenjat e gishtave të Kajmakut?!“ Prokuroria: Posta ngatërroi adresë dhe nuk e dorëzoi shkre

23

Pas deklaratës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme, lidhur me çështjen e Agim Kjamakut, ka reaguar Posta Shqiptare.

Ditën e sotme Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë detaje lidhur me lëvizjet që ka bërë për akuzat në adrese të Kajmakut, të zgjedhurit si kreu i bashkisë së Vorës, ndërsa deklaroi se “Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën”.

Por në një deklarate për mediat, Posta ka bere me dije se “Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).”

“Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë”, thuhet ne deklarate.

Reagimi i Postës Shqiptare;

Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :

Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).

Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.

Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.

Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:

Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.

Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.