Ballina Sport Lajm i çmendur nga Anglia/ Zlatan Ibrahimoviç ka rrënjë shqiptare

Lajm i çmendur nga Anglia/ Zlatan Ibrahimoviç ka rrënjë shqiptare

18

Zlatan Ibrahimoviç, ka rrënjë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga një artikull i “The Sun”, i cili thotë se babai i Zlatanit, Sefik, është një mysliman boshnjak, ndërsa nëna Jurka, është një katolike kroate, me origjinë të pjesshme shqiptare.

Një ditë më parë futbollisti mistrec, publikoi foton e fëmijërisë së tij, në shenjë nderimi për ‘rrënjët e tij Ballkanike’. Ylli i Milanit emocionoi 45 milion ndjekësit e tij me postimin e mrekullueshëm.

Legjenda suedeze ndau çaste të jetës nga fëmijëria e tij, ku në foto qëndron me krahët e kryqëzuar, duke buzëqeshur. Pranë tij ndodhet edhe një burrë i moshuar që qëndron në këmbë me shkop dore. Fotoja duket sikur është bërë rreth 30 vite më parë.

Ibrahimovi, i cili ka origjinë boshnjake dhe kroate, shkroi në postim: “Rrënjët ballkanike”.

Vetëm katër orë më pas postimi kishte grumbulluar gati një milion pëlqime. Prindërit e Ibrahimoviç emigruan të dy në Suedi veç e veç, ku u takuan.

Vetë legjenda e futbollit lindi në Malmo të Suedisë, ku edhe nisi karrierën e tij si futbollist.

Zlatan ka fituar 13 tituj kampionati në gjashtë klube të ndryshme, përfshirë Paris Saint-Germain, Ajax, Inter, Milan dhe Barcelona. Ibrahimovic ka shënuar 494 gola në karrierën e tij të shquar 21-vjeçare, nga vetëm 817 ndeshje./Pamfleti