LAJM I FUNDIT / Kapiteni kuqezi preket nga Covid-19, humb përballjen me Bjellorusinë – Descript

13

Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë, kjo pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

The post LAJM I FUNDIT / Kapiteni kuqezi preket nga Covid-19, humb përballjen me Bjellorusinë appeared first on Descript.