Ballina Aktualitet Lajmi fantastik, qeveria miraton fondin prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e...

Lajmi fantastik, qeveria miraton fondin prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e barnave anti-Covid

17

Qeveria shqiptare miraton një fond prej 12 milion dollarësh për rimbursimin e barnave anti-Covid, për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Vendimi është marrë sot në në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Relator ka qenë socialisti Anastas Angjeli, ndërsa propozuese për këtë fond ka qenë Ministria e Shëndetësisë.

“Duke parë vijimin e pandemisë dhe përshpejtimin e saj, ne morëm në konsideratë një çështje jetike, që është futja e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19, në paketën e ilaçeve me rimbursim, nga përllogaritjet e bëra është e nevojshme shtimi i buxhetit me 1.2 miliardë lekë, për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket dhe kurohet me ilaçet.

Po tek ministria e Shëndetësisë, një çështje tjetër që ka të bëjë me njerëzit në nevojë ka të bëjë me shtimin me 1 miliardë lekë pagesën e papunësisë“, tha deputeti i PS-së, Anastas Angjeli në Komisionin e Ekonomisë.