Lajmi i Fundit/ “Finalja” me Bjellorusinë, Reja zbulon 11 titullarët – Descript

11

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë këtë të mërkurë në orën 16:00, sfidën e fundit të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Përballë Bjellorusisë sot vlen vetëm fitorja e cila do të na rendisë në vendin e parë në grup.

Trajneri Edi Reja në formacionin për këtë sfidë, ka vendosur se cilët lojtarë do ta nisin nga minuta e parë :

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

Elseid Hysaj do të jetë mungesa e madhe në mbrojtje, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa është pezulluar për shkak të kartonëve.

Shqipëria renditet e dyta në grupin 4 të ligës C me 8 pikë, ndërsa në vend të parë është pikërisht Bjellorusia me 10 pikë.

 

The post Lajmi i Fundit/ “Finalja” me Bjellorusinë, Reja zbulon 11 titullarët appeared first on Descript.