Legjenda e Liverpulit ngre në qiell Jurgen Klopin: Mishëron vlerat e Klubit – Descript

41

Legjenda e futbollit skocez dhe e Liverpulit, Sër Keni Dalglish ka komentuar fitoren në Premier League të Liverpulit pas 30 vitesh nga titulli i fundit, kur në stol kishte qenë pikërisht Dalglish.

Të gjitha meritat ia ka adresuar trajnerit gjerman, Jurgen Klop.

Dy vitet e fundit pas mbërritjes së Jurgen Klop kanë qenë shumë pozitive. Ai mishëron çdo gjë që Liverpuli përfaqëson. Nuk është një rastësi, vitin e shkuar Liverpuli fitoi Champions League dhe Botërorin e Klubeve, ndërsa titullin e humbi për vetëm një pikë. Për sa kohë të jetë Jurgeni në stol, do të ketë ditë të lumtura për tifozët e Liverpulit”.

The post Legjenda e Liverpulit ngre në qiell Jurgen Klopin: Mishëron vlerat e Klubit appeared first on Descript.