Ballina Aktualitet Letra e Ramës për Lukashenkon në Bjellorusi, reagon ministri i Jashtëm i...

Letra e Ramës për Lukashenkon në Bjellorusi, reagon ministri i Jashtëm i Gjermanisë

26

Nga Kievi, në ditën e Pavarësisë së Ukrainës, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas ka vlerësuar letrën e fundit të kryeministrit Rama dhe ministres së Jashtme suedeze Anne Linde, që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ( OSBE ) të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në Bjellorusi.

Sipas Maas, kjo iniciativë do të ketë rezultat nëse koordinohet me përpjekjet e saj me Rusinë:

“Alexander Lukashenko duhet të pajtohet me realitetin dhe të tregojë një gatishmëri për kompromis, të paktën të tregojë një gatishmëri për të filluar një dialog të tillë”.-tha Maas.

Sidoqoftë, presidenti aktual i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha se ai ra dakord për negociata, por nuk do ta bëjë këtë me Këshillin Koordinues opozitar.

Ndërkohë Rusia pretendon që OSBE-ja nuk duhet të ndërhyjë në dialogun e brendshëm në Bjellorusi pasi mund të përsëritet skenari ukrainas.