Ballina Aktualitet Lëvizjet e bujshme të presidentit për Konin! Ministrja zbërthen lojën: Meta i...

Lëvizjet e bujshme të presidentit për Konin! Ministrja zbërthen lojën: Meta i shpëtoi “kokën”

36

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ka quajtur politik mospranimin e presidentit Ilir Meta për të shkarkuar rektori Mynyr Koni.

Sipas Shahinit, ministria kishte shqyrtuar disa veprime që Koni nuk kishte mundur t’i realizonte dhe i kanë paraqitur te presidenca.

Ministrja është shprehur që vendimi i Metës erdhi edhe si pasojë e situatës politike të kërkuar.

“Lëvizja ishte e menduar gjatë dhe vendim shumë i vështirë nga ana ime, për t’i kërkuar Presidentit të miratojë kërkesën për shkarkimin e tij. Rektori nuk kishte bashkëpunuar ndër vite, për të përmirësuar gjendjen në Universitetin e Tiranës. Po flasim edhe për gjëra banale si sistemi i IT, ku sot studentët nuk i kanë notat online. Ne e kemi pasur të vështirë të japim bursat, për shkak se nuk arrinim të bënim kalkulimet e mesatareve, sepse nuk kishim notat të vendosura diku dhe u desh të bënim gjithçka me dorë në vitin 2019 në universitetin më të madh të Shqipërisë. Vendimi u mor mbi disa shkelje ligjore të dokumentuara ndër vite. Presidenti nuk u pajtua me mënyrën si i prezantuam ato. Vendimi i tij ishte plotësisht politik, njësoj siç ka refuzuar të gjitha propozimet e qeverisë si për ligje, për dekretim të ministrit të Jashtëm, për shkarkimin e Rektorit përgjigjja e tij ka qenë jo”, tha ndër të tjera Shahini në News24.