Liga Profesioniste e Futbollit insiston për takim vetëm me kryeministrin – Descript

19

Futbolli shqiptar ndodhet ende pezull sepse pret plotësimin e katër kërkesave të drejtuara qeverisë.

Liga Profesioniste e Futbollit ka refuzuar ftesën e deputetit Fidel Ylli për një takim në Ministrinë e Financave, me arsyen se kërkon takim vetëm me kryeministrin.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari Dritan Kadia me anë të një postimi në faqen zyrtare të Ligës Profesioniste të Futbollit, ku shkruan:

“I nderuar zoti Fidel,

Më duhet t’u bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka pasur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.

Duke ju falënderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim, pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër, kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik, që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri. Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës. Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia“.

/descript.al/

The post Liga Profesioniste e Futbollit insiston për takim vetëm me kryeministrin appeared first on Descript.