Liverpuli i gjunjëzohet Arsenalit, Xhaka dhe “Topçinjtë” fitojnë Superkupën e Anglisë – Descript

21

Arsenal duket se po kor sukses me Artetën në stol pasi brenda gushtit ka fituar dy trofe.

Tashmë në arkivën e ‘topçinjve’ të Londrës do të jetë edhe ‘’Community Shield’’ pasi kaluan Liverpool falë penallive. Aubameyang realizoi shpejt në ‘’Wembley’’ me një gol të bukur, por në pjesën e dytë ‘The Reds’ barazuan me Takumi Minamino.

Në penallti, Arsenal shënoi 5 të sakta, kurse nga Liverpool gabim qëlloi vetëm 20 vjeçari, Rhian Brewster. Futbollisti shqiptar i Zvicrës Granit Xhaka luajti të plotë finalen, por nuk ekzekutoi penallti.

Më 1 gusht Arsenali fitoi FA Cup pasi mposhti në Wembley Chelsea-n e Lampard. Pavarësisht rëndësisë së trofeve, Arsenal duket se po kthehet në rrugën e dikurshme të lavdisë.

The post Liverpuli i gjunjëzohet Arsenalit, Xhaka dhe “Topçinjtë” fitojnë Superkupën e Anglisë appeared first on Descript.