Ballina Sport Lorik Cana analizon “dorëzimin pa kushte” të Shqipërisë: Sakrifikuam në Bjellorusi, dje...

Lorik Cana analizon “dorëzimin pa kushte” të Shqipërisë: Sakrifikuam në Bjellorusi, dje morëm “kolpo”

34

Lorik Cana, në një lidhje direkte me “Presing” në ABC News, analizoi ndeshjen e dobët të Shqipërisë në “Arena Kombëtare”, ku humbi 1-0 ndaj lituanezëve:

“Në fakt, nuk munda ta ndiqja ndeshjen e parafundit me Bjellorusinë, por ndeshjen e sotme (djeshme) e pashë.

E shikova me shumë vëmendje, duke ditur se do të kishte ndryshime në formacion.

Duke parë se çfarë momenti po kalojmë, çfarë kompeticioni të ri jemi duke luajtur, ishte një mundësi e mirë që të konfirmonim formën e mirë, pas fitores në Minsk.

Më vjen shumë keq, sepse pas atij starti të mirë, sonte(dje) ramë shumë.

Nuk ndryshon shumë gjëra kjo humbje. Për mendimin tim, ne jemi opsioni më i mirë për t’u kualifikuar në grup.

Nuk e di nëse mund të prisnin shumë diferencë kundër Bjellorusisë, pasi ata kanë luajtur rregullisht futboll.

Sidoqoftë, duhet patur parasysh se edhe futbollisti ka momente të këqija një ditë.

Në Bjellorusi fituam me shumë sacrifice, ndërsa sonte (dje) morëm “kolpo”.

Shqipëria ka disa futbollistë shumë të mirë, që na japin siguri për të ardhmen.

Kemi edhe momente kur duhet të reflektojmë, të dimë që kemi ende shumë vend për përmirësime.

Patjetër që duhet të punohet me ekipin. Është ndërruar thuajse totalisht baza e ekipit kombëtar që nga koha kur isha unë.

Trajneri aktual mendon se është më mirë të luhet me tre qendërmbrojtës.

Është një repart që më jep siguri për të ardhmen, pasi kemi shumë alternativa të mira.

Sigurisht, edhe Marashi (Kumbulla), që po bën shumë ndeshje të mira në Serie A.

Nëse ka një repart që më jep siguri në këtë kombëtare, ajo është mbrojtja”.