Ballina Aktualitet Lufta kundër koronavirusit, ambasadori Soreca jep lajmin e mirë për Shqipërinë: BE...

Lufta kundër koronavirusit, ambasadori Soreca jep lajmin e mirë për Shqipërinë: BE ndihet krenare!

19

Ambasadori Luigi Soreca ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë për luftën kundër koronavirusit. Soreca u shpreh se BE i ka dhuruar Shqipërisë 20 respiratorë dhe 10 mijë testime, ndërsa javën e ardhshme do të sjellin edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Diplomati evropian tha se BE është krenare për punën që është bërë në Shqipëri në luftën kundër covid-19.

Teksa vlerësoi punën e mjekëve, ai tha lajmin e mirë se Shqipërisë do t’i akordohen 10 mln euro për të ndihmuar në luftën kundër covid.

“Sot kemi sjellë 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Këto do të ndihmojnë në njësitë e terapisë intensive. Ne kemi sjellë edhe shumë ndihma dhe kontribute të tjera, duke sjellë edhe 10 mijë testime të shpejta. Do të sjellim javën tjetër edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Më lejoni që të falënderoj ata mjekë dhe infermierë që janë në vijën e parë të kësaj lufte. Faleminderit për punën e palodhur që keni bërë, për këtë sakrificë që po e bëni dhe do vazhdoni ta bëni. Faleminderit për të gjithë ata epidemiologë, në emër të BE ne jemi krenarë për gjithçka që ju keni bërë.

Më lejoni t’ju them që në sajë të kësaj emergjence që po përballet e gjithë bota, ne kemi përshtatur edhe programin tonë duke bërë të mundur edhe 10 mln euro që do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar ato aspekte që janë të rëndësishme në luftën kundër covid për ti ardhur në ndihmë gjithë komunitetit. E kemi filluar këtë punë me një sasi prej 20 mln euro duke i ardhur në ndihmë komunitetit LGBT dhe fëmijëve me aftësi”, tha ambasadori Soreca.

Në fund ambasadori i bëri apel qytetarëve shqiptarë që të jenë vigjilente dhe të respektojnë të gjitha masat.