Ballina Aktualitet Lul, për rrotacionin ke vetëm “rrotën” në dorë, kurse “mjetin” e ka...

Lul, për rrotacionin ke vetëm “rrotën” në dorë, kurse “mjetin” e ka votuesi!

10

Nga Anri Bala

Lulzim Bashës, megjithëse i mungojnë idetë, kultura politike, aftësitë e llogarive dhe kalkulimeve, mosnjohja e vetes se kush është, kush është bërë dhe përse e kanë vendosur në krye të PD-së, krijon çoroditje dhe me ëndrrat që sajon, sepse është i bindur, se ashtu duhet të ndodh dhe para se ta zëri gjumi i shpeshtë, ai mbulon kokën me jorgan, me ëndrrën… Ah sikur të ndodh!

Natyrisht, e ka fjalën për rrotacionin, sepse pas kaq vitesh ka një bilanc për humor të zi! Pas pesë zgjedhjeve rrjesht, me braktisje nga të gjithë, me pesë rrota të mbetura në dorë, të paktën të gjashtës, t’i shtohej ai dreq “cion” prapa rrotës dhe të ndodhte mrekullia… rrotacioni i pushtetit nga SHQUPI, tek Kryeministria.

Mirëpo, ngaqë edhe ëndrrat i kurdis vetë, kapet ngushtë që pa larë sytë, kur atë që ka menduar gjithë natën, e bilbilon me zë gjinkalle, që të nxinë jetën dhe në fund kupton se nuk ka tënë asgjë…ka përsëritur të njëjtën gjë. Çdo ditë pritjeje, qan e vajton me “kuje” vetëm për rrotacionin, që sipas tij, nuk ka zot që e ndalon.

Siç duken gjërat, Lyli nuk e ka idenë fare së çfarë është rrotacioni, sepse njohuri ka vetëm për rrotën, që ka vite që e merr, që kur babai i la në dorë partinë për meritat në fushën e krijimit te shtetit Lazarat, ku si Ministër i Brendshëm, duhet të merrte vizë për të shkuar deri në kafen e fshat-qytetshtetit… apo dhe për hajdutëri ndaj rrugës që vodhi që sot do t’i heq taksën, për t’ia lehtësuar barrën e borxhit që ua la në kurriz… për tradhëti kombëtare duke shitur një copë të mirë deti, mu desh ta theksoja kombëtare se ka nen apostafat… për vrasjen e qytetarëve në mes të ditës, në mes të bulevardit, në rrugë të Zotit, i vrau në vend që t’i mbronte… dhe e fundit, për gjumin dhe talljen me qytetin e Tiranës, që e ktheu në një fshat të madh, për të kullotur lopët dhe derrat… në zyrat e bashkisë.

Me gjithë këto merita që ka Lyli, patjetër që i takojnë, jo një, por dy rrota, sepse karrocën pa rrota, e ka në breg të Lanës.

Ama duhet të kthjellohet në ato që kërkon dhe të mos nxitohet, duke folur përçartë dhe duke e parë karrocën e tij me një tufë kuajsh gërdalla, që do tërheqin Ramën drejt humnerës dhe do rrinë vetë në breg, sepse me rrota apo pa rrota, karroca e tërhequr nga gomerë, nuk shkon larg, sepse Lulit i duken “alltar”.

Do bënte mirë Lyli të lexonte pak, se çfarë është rrotacioni, ose më thjesht ndrrimi i pushteteve… si ndodh, pse ndodh dhe kur ndodh?! Rrotacioni nuk është dhuratë apo ndonjë kusht kohor dhe nuk ndodh sepse kështu do Lyli dhe shokët e tij, por kur do populli që ka në dorë “veglën”, për tu rënë pas qafe, atyre që u kanë çarë menderen… me anë të votës.

Rrotacioni nuk ndodh kurrë me dëshirat e bythëlëpirësave të pushtetit, as me riciklim të mbetjeve të mbetura nga e kaluara, sepse tashmë edhe qytetari dhe qytetaria po ndryshon dhe të gjykon aq mirë, sa kur ta marrësh rrotën në dorë, do jesh aq i tronditur, sa do e fusësh në vendin e gabuar dhe do të bëj të flasësh përçart, do thuash se rrotacioni që nuk ndodhi…. ndodhi, ne fituam… por ato na e rrasën… na mashtruan.

Për këtë lloj rrotacioni, Lyl ke të drejtë, asnjëri s’ta ndalon, sepse nuk është rrotacion, por iluzion, që ka vite që të çon deri në orgazëm, sikur ke mbaruar punë me bukuroshen pushtet, por ndjehesh pis, kur të del gjumi dhe je… pshurrur në brekë. /Ekskluzive.al