Ballina Aktualitet Lulashi, gjysëm Robin Hudi

Lulashi, gjysëm Robin Hudi

23

Nga Akil Ylli

Robin Hudit ndosha eshte, personazhi me popullor ne mbare boten. I ardhur qe nga thellesite e mesjetes, vazhdon akoma te ngjalle emocione, nepermjet mesazhit te padrejtesise, qe percjell. Veçanerisht per boten e femijve, ngaqe shpirti i tyre, nuk eshte ndotur e permbytur akoma, prej veseve njerzore, dhe ngjarjen ne ato momente, e perjetojne si diçka te vertet. Por bashke me rritjen, fillon e venitet dhe madheshtia e personazhit dhe shumica e perkujton me nostalgji, ndersa pjesa tjeter ne pamundesi te jene te gjithe Sherif te Notingamit, kalojne me qef perkrah tij. Qofte bekuar femirija!

Thene shkurt, me pak fjale, ky mund te jete nje nga varianet, per te pershkruar Robinin. Mirpo, ajo qe eshte larg mendjes per gjithkend, eshte qe dikush sot, pas 8 a 9 shekujsh, ta marre dhe ta paraqes Robin Hudin, si model i zhvillimit shoqeror.

Sigurisht, qe jetgjatsia e ketij gjykimit, do te zgjatej ne perjetsi, sikur krejt pa pritur, te mos nderpritej nga nje individ i rastesishem, qe per dreq, do ti, shkon e rastis ne Shqipni. Se per cilin behet fjale, nuk ka nevoje per ndonje seleksionin skrupuloz: Ban muuuu! Lulashi!

Te gjithe shqiptaret qe ndjekin politiken, dhe per fat duhet te themi, qe ndiqet nga shumica, paçka se nje hise, s’din ku i bjen me shpi, perfshire dhe eksponent te saj, kane vene re, qe keto kohet e fundit, Lulashi ka nxjerr nga bagazhi i tij kulturor, nocionin e Robin Hudit.

Mirpo te zgjedhesh Robinin si mekanizem politik, eshte si te promovosh grabitjen dhe vjedhjen e pasuris se tjetrit, dhe ta serviresh ate, si çelsin e e zhdukjes se pabarazis sociale. Ky koncept, s’ka lidhje me politiken. Ajo eshte nje histori romantike mesjetare, dhe aq!

Kushdo qe kerkon suksesin ne politik, modeli i Robinit, nuk do ti pershkonte, as paradhomen e trurit. Cilido qe perqafon kete ide, ka seleksionuar produktin e gabuar, per te ushqyer ambicien ne politik. Nje promovim-ide si kjo, te ngjall krupen. Me kete prononcim, ma e pakta, te marrin si interesant, lacat e Laçit e çdo lac tjeter rreth e rrotull vendit. Ky soj vizionit, do te ishte ideal, vetem per: Ali Baben!

Gjithkush qe sheh rreshtat e mesiperm, tek permenden Ali Baba, lacat e Lacit, ata leber, pse jo dhe lacat laluce, sepse per hire te se vertetes, pas permbysjes se komunizmit, dhe Laleria u njollos keqas me kete ves, pa menduar gjate, e gjen Lulashin, personin ideal, ne krye te kesaj turme jeniçeresh. Kush me shume se ai, ka berere kerdin!? Me nje dore ka vjedhur qindra milione. Po t’ishte gjalle Ali Baba, kisht me i ra pika!

Por sapo nis te arsyetosh, at’here dalngadal, arrin ne perfundim, qe qellimi i Lulashit, nuk duhet te jete ky. Jo sepse nuk e meriton, è, gabon ai qe nenvleson Lulashin. Jo mor vlla, rekordi qe mban per hajni ne Gines, s’ka gjasa te thehet, ne jete te jetve. Por ai s’eshte burre. Te kishte pak burrni, shume mire mund te themelonte Partin e Hajneve. Ne demokraci jemi m’duket. Parti ka sa t’duash, e i ben si ti duash. Per shkak te meritave, postin e kryetarit e ka te blinduar. Cdo hajn, nga lartesia e bemave te Lulashit, do sugjestionohej, dhe do i hiqte kapelen. Prit, prit! Heuu, bre! A ka se si Lulashi, te jete ne krye te nje partije si kjo, e na s’dime gja hala!? S’ma merr mendja. Buuu!

Profili qe Lulashi kerkon te ndertoje, eshte ai i kryeministrit te ardheshem, e nuk mundet kurrsesi, ti beje jehoje me qellim, ketij modeli. I gjithe ky gabim trashanik, lind si pasaje e injorances. Ka shume mundesi, qe ai ne jete, nuk ka lexuar asnje liber. Edhe ate qe ka mesuar per Robin Hudin, do ta kete pare ne film. Normalisht, nga nje individ si ky, s’ke ç’te presesh tjeter. Ai eshte bagaxhi kulturor-politik qe ka. Njaj stan, njat bulmet qet!

Mandej, po ta shohesh holle, kjo soj filozofiet, eshte ne kontradikte te plote, me karakteristikat qe ka manifestuar, me aq sa e njohim ne, qysh kur e futi Argita, nga dera e pasme e Shqupit, me çils kopil, e deri me sot. Askush nuk mund te deshmoje, apo ta stolise Lulashin si kavalieri i thekur, dorleshuari i dynjas, qe i embelson gojen hallexhinjve. Perkundrazi, eshte i famshem per te kunderten. Kisha me thane: Kry, m’kry, me Harpagonin! Ooops! Ishalla s’po fyhet Harpagoni!

Ndal, prit nje here! Me sa po shoh, m’duket e kam ba, nje fije si lamsh shkrimin. Ta marrim me radhe. Lulashi a ka zgjedh si direk politik, Robin Hudin! Ma se vertet! Ec para! A eshte adapt per krytar parti hajnash, ai qe ka per bosht propogandistik figuren e Robinit? Sigurisht qe po! Edhe kjo n’rregull! A i plotson kushtet Lulashi, si kryetar? Ne kete rast, kisha me thane, pergjys. Si hajdut, ja ka kpyt kryt, bile i len hijen. Ndersa me gjysmen tjeter, nuk pergjajne askund. Robini ishte xhentelmen i klasit t’pare. Iku dhe kjo! A mundet kush te konkuroje per kryeminister, duke pase per busull Robinin. Kategorikish jo! Vazhdo se e ke mbare! A mund te gjykohet tjetri, si kokrra e injorantit, kur perimetri politik, i sillet rreth Robinit? Apsolutisht, po! A kam thane gja, ndoj rrene deri tash? Kisha me ba be, jo!

Jo mor tamarsha, siç duket dhe nga permbledhja, jam kretesisht i qarte! Ajo qe me çoj ne konfunzion, ndoshta ka te beje me ate, qe kam veshtirsi ta kuptoj, se si ata, qe ja besuan kete detyre, shkuan e zgjodhe, kete soj taravolit. Maaah!

Kjo eshte tamam, nje nyje mentale i lidhur keqes. Ma zi se ajo Gordiane. E vetmja pergjigje qe me vjen ndermed, eshte, se ata qe e kane piketu Lulashin per ate rol, ju ka hase inteligjenca, ne te njejten steke me te. Edhe ndonjeri, qe e ka stekem pak milimetra me lart, ata pak neurone me shume, te devijojne ne Pusin e Poshtersis!