Ballina Aktualitet Luli “qan” me lot krokodili … “gabova”!

Luli “qan” me lot krokodili … “gabova”!

21

Ai nuk e ka një strategji për forcimin e të djathtës, duke favorizuar qëndrimin e kundërshtarit në pushtet. Teksa e ka dobësuar sa ska ku të vej më opozitën jashtëparlamentare, duke e përgjysmuar në numra dhe këtë e dëshmon rezultati i fundit zgjedhor, Basha ende nuk e ka një strategji sesi ta ringrejë të djathtën e vërtetë, nëse ai do ta ketë këtë qëllim.

Njëriun e udhëheqin qëllimet e sigurisht ato shoqërohen me objektiva, por Basha nuk ka as qëllim e as objektiva për të ardhur në pushtet. Në fakt shqiptarët duan të vijnë në pushtet, ata opozitarë me të keqen, me korrupsionin, me klientelizmin, me oligarkinë dhe shpërdorimin e taksave, sepse Luli ka kohë që është në pushtet, për aq kohë sa bizneset e tij dalin me fitim.

Pas mbledhjes me kryesinë dhe grupin parlamentar, që sigurisht nuk presim të na thotë ndonjë shpikje sesi ta kthejë mbrapsht atë që nuk mbeti nga shembja e teatrit dhe po ashtutë ardhmes së shqiptarëve, Basha pranoi se ka gabuar në strategjinë e deritanishme për të bërë opozitë.

Nuk do të mjaftojnë asnjëherë takimet intensive të njëpasnjëshme për të përfunduar në lidhje me aksionin opozitar.

Nuk do të mjaftojë asnjëherë ndjesat, se deri tani është gabuar. Nga ai që shkel parimet dhe votën e lirë brenda partisë, duhet veprim!

Cila është strategjia për pushtet? Deri tani ka vetëm ambicie se kush dhe si do të marrë postet qeveritare, nëse do ketë rotacion pas një viti.

Por Rama është fuqizuar aq shumë, sa që përballë mungesës së vullnetit dhe strategjisë, askush nuk do ia marrë dot pushtetin. Pa le po të kërkosh vota të fashës gri, që kurrë s’ka besuar tek politika, teksa del me LSI në krah, për të cilën u bë 21 Janari, se je alternativë bindëse për të të votuar.

Basha të vajtojë sa të dojë e le t’ju kërkojë falje shqiptarëve se gaboi me 17 Majin, por nëse nuk jep besueshmëri , e cila do të duhet të shoqërohet me hapa konkretë, që udhëhiqen nga parimet e moralshme dhe jo të pazareve për lekë, keq e ka! Do marrë më qafë edhe ata pak që e ndjekin verbërisht, se kujtojnë që pushteti falet! Rama nuk fal asgjë! Luli nuk do ia marrë dot…!/Valbona Mezini/Ish anetare e kryesise se PD