Ballina Aktualitet Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, e treta e vërteta

Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, e treta e vërteta

38

Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës për një platformë kombëtare për daljen nga kriza. Ajo thotë se Basha deri tani duhet të kishte dhënë dorëheqjen dy herë, ndërsa shton se marrëveshja e radhës që propozon përmes platformës kombëtare nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.

“Duhet një “shkollë politike” për kryetarët e partive kryesore mbi ndryshimin e sistemit në mënyrë që të bien me këmbë në tokë. Marrëveshja nuk e shpëton dot këtë herë opozitën joparlamentare.

Deri tani Kryetari i Partisë Demokratike duhet të kishte dhënë dorëheqjen 2 herë, dhe me këtë marrëveshjen tjetër që kërkon të bëjë me Ramën me anë të “Platformës Kombëtare” (pa realizuar asnjë objektivë deri tani) do jetë e treta e vërteta. Sepse demokratët nuk kanë ndërmend ta bëjnë Edi Ramën, të pavdekshëm” thotë ajo.