Ballina Aktualitet Lulzim Basha i “indinjuar”: Në Parlament janë mbledhur gjithë plehrat e kombit…...

Lulzim Basha i “indinjuar”: Në Parlament janë mbledhur gjithë plehrat e kombit… mungojmë ne të parlamenti

24

Lulzim Basha thotë se ulja në një tryezë me kryeministrin Edi Rama, nëse këtë gjë e kërkon kreu i shtetit, “nuk i shërben të mirës së vendit”.

“Ulja me Ramën nuk i shërben vendit, i duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje e të cojmë Ramën para drejtësisë, një orë e më parë drejt kutive të votimit”, tha ai për ABC News.

E këtë, tha Basha, opozita do e kërkojë “përmes të gjitha formave që janë në dispozicion të saj”.

I pyetur nëse ky konflikt është një lojë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama dhe a ka marrëveshje mes tyre, Basha u shpreh:

“I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve me këto deklarata i shërben Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtja nga papunësia.

Nuk ka asnjë marrëveshje e asnjë komunikim mes meje dhe Ramës. Por një marrëveshje me popullin që ta clirojmë nga kjo tirani vendin e për të ndëshkuar Ramën.

Nuk e shoh Parlamentin, për mua s’ka Parlament. Aty është një landfill i republikës ku janë të gjithë plehrat e kombit, që votojnë koncesione korruptive nga mëngjesi në darkë”.