Ballina Aktualitet Lulzim Basha i papërgjeshëm: Kërcënon bankat, deputetët dhe biznesmenët, kur të...

Lulzim Basha i papërgjeshëm: Kërcënon bankat, deputetët dhe biznesmenët, kur të vijë në pushtet…në Reç

33

Lulzim Basha ka lëshuar dje akuza të forta sa i takon koncesioneve në rrugë. Parlamenti rrëzoi dje dekretin e presidenti Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim marrëveshjen duke i hapur rrugë koncesioneve për akset Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren. Por për kryedemokratin Basha kjo është një vjedhje e pastër nga ana e qeverisë dhe oligarkëve të saj.

Përmes një konference shtypi, Basha ka kërcënuar deputetët që do të votojnë pro këtyre ligjeve se do të mbajë shënim emrat e tyre, dhe shtoi se ata do të hetohen nga ligji antimafia, kur PD të vijë në pushtet. “Bashkë me paralajmërimin që i drejtoj sot Parlamentit të cunguar, landfillit të Republikës dhe çdo anëtari të këtij Parlamenti të cunguar, dua ta bëj fare të qartë për të gjithë bashkëqytetarët e mi se për mua dhe Partinë Demokratike, nuk ka asgjë më të rëndësishme se zhdukja e ndikimit dhe pasojave të grabitjes kriminale përmes këtyre politikave dhe tjetërsimit të ekonomisë publike nga Edi Rama dhe një grusht kriminelësh dhe oligarkësh”, ka paralajmëruar Basha. Kreu i PD ka shtuar se qëllimi i tij dhe partisë që ai drejton është të dënojnë të gjithë ata që kanë vjedhur shqiptarët këto vite, duke përmendur këtu, deputetët e biznesmenët. “Dua t’i garantoj se prioritet numër 1 dhe mbi gjithçka tjetër është hetimi, zbulimi dhe ndëshkimi i të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë në këto vite, të kësaj bande hajdutësh. Hetimi i korrupsionit të lartë, i mashtrimit me kontratat dhe fondet publike, pasurive dhe parave të vjedhura, përmes kontratave dhe koncesioneve publike si kjo që përgatitet sot, është prioritet absolut”, tha ai.

Ndër të tjera Basha ka theksuar se çdo kontratë koncesionare do t’i nënshtrohet hetimit antimafia. Sipas kreut demokrat kjo gjë do të arrihet në bashkëpunim me SPAK dhe BKH si edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. “Ndaj çdo kontrate koncesionare, do të konsiderohet si vepër potencialisht kriminale dhe do t’i nënshtrohet hetimit antimafia nga strukturat e posaçme shtetërore në bashkëpunim të ngushtë me SPAK, BKH dhe organeve ligjzbatuese të vendeve partnere, nga SHBA në Britaninë e Madhe, nga Gjermania në Itali, nga Europoli në Interpol”, ka deklaruar Basha. Basha kërcënon biznesmenë e zyrtarë Kreu demokrat ka kërcënuar edhe biznesmenët, ku paralajmëron se çdo person privat dhe publik i përfshirë në këto afera, do t’i nënshtrohet hetimit të pasurisë. Por kërcënimet e Bashës nuk kanë munguar as për zyrtarët, për të cilët shprehet se as ata nuk do t’i shpëtojnë këtij hetimi. “Çdo kompani private, çdo person privat dhe publik i përfshirë në këto afera, që nga procesi i hartimit deri tek miratimi, deri tek ngritja e dorës, të gjithë, nga më i thjeshti ndihmës deri tek kryeministri, do t’i nënshtrohen hetimit të pasurisë dhe të ardhurave, në Shqipëri dhe kudo që t’i kenë. Hetimi do të përfshijë të gjithë, zyrtarë në detyrë, ish-zyrtarë, ministra, ish-ministra, sekretarëtë përgjithshëm, ish-sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, ish-drejtorë, që janë larguar pasi kanë mbushur xhepat dhe llogaritë bankare dhe që sot po investojnë paratë e tyre të fituara duke vjedhur shqiptarët, në biznese, në luks, brenda dhe jashtë vendit. Asnjëri prej tyre nuk do t’i shpëtojë këtij hetimi”, është shprehur Basha. Basha godet bankat Në listën e Bashës ishin edhe bankat, për të cilat lajmëroi se do tu niset edhe atyre një letër, ku do të paralajmërohen zyrtarisht nga PD, për pasojat kriminale dhe penale.

“Ditën e nesërme ANK dhe Gjikuria do të paralajmërohen zyrtarisht me letër nga PD, në emër të opozitës së bashkuar, për të gjitha pasojat penale dhe kriminale për ta dhe për çdo person privat të kompanive të tyre nga pronari dhe drejtuesit, deri tek juristët e kompanisë, si subjekte të ligjit të forcuar anti-mafia. Një letër e ngjashme do ti dërgohet të gjitha bankave të nivelit të dytë pa përjashtim, për ti paralajmëruar se çdo financim, kredi apo garanci bankare dhënë këtyre koncesioneve, do ti bëjë këto banka automatikisht subjekte të ndjekjes anti-mafia”, tha Basha./Arbjona ÇIBUKU