Ballina Aktualitet Lulzim Basha ngul këmbë: Rama po gënjen, fsheh numrin e viktimave nga...

Lulzim Basha ngul këmbë: Rama po gënjen, fsheh numrin e viktimave nga COVID-19

14

Kryedemokrati Lulzim Basha pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama deklaron se qeveria vijon të gënjejë duke fshehur numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri.

Pasi publikoi dje listën e shifrave të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, Basha thekson se opozita ka detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.

Dje Basha deklaroi se qeveria nuk ka raportuar thuajse gjysmën e viktimave që janë shënuar nga COVID-19 gjatë pandemisë.

Ditën e sotme diçka të tillë e ka hedhur poshtë kryeministri Rama, i cili paralajmëroi se nesër do u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.

“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.”, shkruan Basha.