Ballina Aktualitet Lulzimi ngatërron kryeprokurorin me kryeministrin: Rama ka marrë fund dhe do ta...

Lulzimi ngatërron kryeprokurorin me kryeministrin: Rama ka marrë fund dhe do ta fus brënda ama…kur të bëhemi Kryemini

13

Pas mbylljes së protestës kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim për media ku ka kërkuar bashkimin e qytetarëve në protestat në vijim për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai ka garantuar se do të jetë në krah të protestuesve dhe se kur të marrë qeverinë do të çojë në burg rivalin e tij politik Rama.

“PD do të mbështesë të gjitha protestat e Aleancës për Teatrin, këtu në Tiranë dhe kudo për të qenë në krah të qytetarëve, te protestat. Partia Demokratike do të jetë do jetë në krah të artistëve.

Sic e patë sot, shpresa e Edi Ramës se me dhunë do të shuajë zërat e njerëzve të lirë e dëshirën e shqiptarëve për ndryshim ka marrë fund.

Shkatërrimi i Teatrit nuk është fundi i kulturës dhe guximit të shqiptarëve, por fillimi i fundit të tiranisë që Rama ka luajtur me qytetarët e Shqipërisë. Ne jemi të vendosur që bashkë me Aleancën e Teatrit për të rindërtuar TK dhe për të dërguar në burg të gjithë ata që morën pjesë në këtë akt makabër. Sot nisi një ditë e re shprese”, tha Basha.