Ballina Aktualitet Macron kërkon ndjesë për himnin: Gabim i patolerueshëm i Federatës Franceze të...

Macron kërkon ndjesë për himnin: Gabim i patolerueshëm i Federatës Franceze të Futbollit

28

Sfida e kualifikueseve të Euro 2020 mes Francës dhe Kombëtares shqiptare po përmendet më shumë për gafën me himnin shqiptar që u ngatërrua me atë të Andorrës sesa për rezultatin e saj.

Në këtë pikë ndërhyri vetë Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar! Në mesazhin e tij, Macron vlerësoi reagimin e lojtarëve shqiptare dhe tha se e konsideronte shprehjen e një ndjese te sinqertë.

Nga ana e tij, Rama e vlerësoi dhe e falenderoi Macron për gjestin e tij edhe pse gafa e papranueshme u bë nga Federata. Ndërkaq gafa me himnin u pasqyrua edhe në median franceze e jo vetëm.

“Lë parisien” flet për një gabim në ekzekutimin e himnit duke e vendosur Francën në pozitë jokomode. Ndërsa “L’Equipe” ngre pyetjen se cfarë ndodhi me momentin e himnit në fillimin e sfidës duke shtuar në më shumë do të flitet për konfuzionin e krijuar nga gabimi i himnit sesa për rezultatin e sfidës.

Italia dhe Anglia nuk e anashkaluan këtë episod “La Gazzetta Dello Sport” shkruan: në vend të himnit shqiptar ekzekutohet ai i Andorrës, tërbohen lojtarët dhe kërkimi i ndjesës shkon edhe më keq, ndërsa “Corriere Dello Sport” shkon edhe më tej: Francë-Shqipëri, çfarë figure e shëmtuar, ekzekutohet himni i gabuar.

Ndërsa në Angli, është “Daily Mail” që i dedikon hapësirë kësaj gafe të papranueshme, teksa publikon artikullin me titull: Yjet e Shqipërisë mbetën të befasuar teksa dëgjuan himnin e Andorrës në vend të himnit të tyre, ndërkohë që gabimi tjetër ishte ngatërrimi i emrit të Shqipërisë me atë të Armenisë nga folësi i stadiumit.