Ballina Aktualitet Mark Marku sulmon Robert Ndrenikën: “Një leckë e poshtëruar në prag të...

Mark Marku sulmon Robert Ndrenikën: “Një leckë e poshtëruar në prag të pleqërisë”. Viktor Zhusti një trafikant

27

Profesori i gazetarisë, Mark Marku ka sulmuar aktorin e madh Robert Ndrenika.Nga studio e News 24 ku ka qenë i ftuar, ai e ka konsideruar Ndrenikën një “leckë të poshtëruar në prag të pleqërisë”.

Duke folur për prishjen e godinës së vjetër të teatrit kombëtar për t’i hapur vendin të riut, Marku shprehet se duhet ndërtuar ashtu siç ka qenë.

Jashtë sulmit të tij, nuk ka lënë as aktorin Viktor Zhusti të cilin e ka konsideruar si trafikant.

Ndërkohë, ai ka apeluar që shqiptarët të dalin në protestë për të luftuar banditët.

“Edi Rama i ka shpallur luftë demokracisë. Ne jemi një shtet gangsterësh. Rama veproi natën, si një gangster që zbret natën dhe shkatërron Teatrin Kombëtar. Ishte goditje ndaj demokracisë shumë e rëndë. Unë nuk e kuptoj këtë demonstrim force. Beteja vazhdon. Monumentet kulturore duhet të rikonstruktohet. Ky është një akt shumë i rëndë që nuk e bën as pushtuesi. Edhe pushtuesi ka qenë më i ndjeshëm. Vetëm ISIS ka shkatërruar veprat kulturore e talibanët. Forcë e ndërgjegjshme strukturore nuk e bën këtë gjë. Këta nuk janë politikanë, por kanë vepruar si banditë”, tha Marku.