Ballina Aktualitet Mashtrimi qesharak, Berisha sërish blof: Publikon kushëririn e parë të Xhelal Mziut...

Mashtrimi qesharak, Berisha sërish blof: Publikon kushëririn e parë të Xhelal Mziut duke grisur teserën e Partisë Socialis

20

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk i ndahet lajme fakenews me postimet në rrjetet sociale.

Në Facebook i tij, Berisha ka postuar një video ku sipas tij jepen dy anëtarë të PS-së, që i përkasin zonës së Dibrës që grisin teserat e Partisë Socialiste, duke iu bashkuar Partisë Demokratike.

Mjafton një kërkim i vogël në motorin e kërkimit Google për të kuptuar se personazhi në video është Tahir Mziu, kushëriri i parë i ish kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu.

Video është shkëputur nga fushata elektorale e vitit 2016 në Dibër, dhe ditën e sotme të gjithë mediat e kontrolluara nga PD-LSI e kanë marketuar si ngjarje të ditëve të fundit.

Nuk është hera e parë që Berisha poston lajme të tillë “Fake News” për të ngjallur pasiguri, ku i tillë ishte edhe postimi i tmerrshëm për gjoja atentatin  me armë që iu bë në autostradën Tiranë-Durrës, kreut të Fondacioni Besa.

Postimi i bërë më 16 gusht terrorizoi familjarët, ndërsa vetë Bajram Muça drejtori i Fondacionit do ta mohonte një lajm të tillë. I gjendur përballë këtij “fake news”, Berisha e fshiu menjëherë postimin e tmerrshëm, duke u bërë qesharak.(TemA)