Ballina Aktualitet Me bluzen e Partizanit dhe me maskë oksigjeni! Publikohet foto e Koço...

Me bluzen e Partizanit dhe me maskë oksigjeni! Publikohet foto e Koço Devoles nga ambientet e Infektivit

24

Aktori i njohur i humorit Koco Devole ndodhet në gjendje të rënduar për shkak të Covid, në Spitalin Infektiv.

Djali i tij njoftoi për mediat se aktori në këto orë të fundit po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi sipas tij, Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e sëmundjes së leucemisë që aktori vuante më herët.

Ndërkohë, në foton brenda ambienteve të spitalit, Devole ka shfaqet me maskë oksigjeni dhe bluzen e ekipit të Partizanit.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh.