Ballina Aktualitet Me brisk në dorë kundër Ismail Kadaresë

Me brisk në dorë kundër Ismail Kadaresë

18

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Kujtove se është prej tallashi dhe iu lëshove këto ditë për ta rrëzuar me eskavatorin tënd virtual?

Dështove e më pas rrëmbeve dinamitin e shpifjeve, sharjve, mallkimeve për ta hedhur në erë?

Kujtove se është ndërtim ilegal prej betonit të dallavereve dhe krimit e ndaj dështove sërish…

Kadare nuk është ngrehinë e veremosur ku brenda tij dremit militantizmi injorant.

Është tempulli i racës shqiptare ku gatuhet e shpërndahet gjeneza evropiane e një kombi të tërë.

Është një nga vaktet e ushqimit të shkollës së mendimit elitar shqiptar të cilin turmat e pagdhendura nuk e shijojnë dot.

Veprat e Kadaresë nuk shkërmoqen dot as si Teatri i Neritanit dhe as si Teatri i Kiços ndërkohë personazhet e atyre veprave nuk janë aktorë amatorë që paguhen me honorare por mbeten udhëtarët më të denjë të odisesë mbarë shqiptare nëpër botë.

Ti që nuk ke lexuar kurrë një libër të tij, ti që ke hendek të thellë kulturor kot lodhesh prej dekadash e vitesh të gërryesh e të bësh pis Bablok Kadarenë.

Hidhi në tokë armët e disfatës, eskavatorin, matrapikun, dum-dumin dhe rrëmbe briskun.

Kadare është një shkëmb gjigand që hera-herës mbulohet nga shkurre, barëra, myshqe.

Detyra jote është tia rruash e t’ia pastrosh myshqet. Lart e poshtë, poshtë e lart…