"Me Mou lakuriq në dush," Frank Lampard habit të gjithë me historinë e tij! – Descript

21

Frank Lampard, trajneri i Chelsea, ka treguar një prapaskenë gjatë kohës kur ai ishte futbollist i “Bluve të Londrës” dhe Jose Mourinho trajner, prapaskenë që ka marrë vëmendje të madhe në media.

“Besoj se ka qenë një mënyrë shumë e rëndësishme për të stërvitur një ekip. Më ka dhënë atë që më duhej për të bërë mirë. Ndonjëherë vazhdojnë të më pyesin për këtë episod. Imagjinoni skenën, unë dhe Mourinho lakuriq në dush, por që flasim për futboll dhe gjëra shumë serioze.

Mendoj se ka qenë një gjë shumë e bukur në të vërtetë sepse më ka bërë të kuptoj një mënyrë të re për të drejtuar një ekip nga ana e një trajneri. Nuk ishte një bisedë në zyrë, të dy të ulur në një karrige. Më ka thënë se isha më i miri në botë, por e dinte se nuk isha dhe ndoshta nuk e mendonte me të vërtetë.

Megjithatë, më ka hapur sytë në lidhje me mënyrën se si duhet të stërvitë një trajner. Një trajner tjetër ka bërë të kundërtën e asaj që bëri Mourinho dhe nuk ka qenë pozitiv. Kështu, ai moment ka qenë me të vërtetë i bukur dhe i dobishëm për karrierën time,”u shpreh Lampard.

/Descript.al/

The post “Me Mou lakuriq në dush,” Frank Lampard habit të gjithë me historinë e tij! appeared first on Descript.