Ballina Aktualitet Media akuzon Bashën për shitje të kauzës. Marrëveshja Rama-Basha shemb Teatrin?!

Media akuzon Bashën për shitje të kauzës. Marrëveshja Rama-Basha shemb Teatrin?!

30

A mund të realizohej shembja e godinës së Teatrit pa kulisat politike, të zakonshme në Tiranë për çështje si kjo të cilat marrin vëmendje të lartë në opinionin publik? Aktivistët janë të bindur se megjithë fjalët të cilat po thotë sot në publik kreui PD Lulzim Basha, shembja e Teatrit do ishte e pamundur pa një marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Ramës.

Kreu i PD, kishte premtuar madje se po flinte në godinë për ta mbrojtur atë nga fadromat, por çuditërisht ai është larguar pikërisht natën e prishjes së godinës dhe është kthyer dy orë më pas.

Në shumë postime në rrjetet sociale shprehet sot zhgënjim.

“Ku ishte Basha, ishte nata e tij sot roje. Edhe sot që e kishte radhën PD, prapë Monika erdhi më shpejt” – shkruan në FB një nga aktivistet në mbrojtje të Teatrit, publicistja Migena Aleksi.

Godina e Teatrit u prish sot pas një aksioni me pjesëmarrjen e policisë bashkiake dhe asaj të rendit.

Bashkia do paraqesë nesër projektin e Teatrit të ri.

Përpara godinës ka ende tension mes aktivistëve që kërkonin anullimin e vendimit dhe policisë/ Gazeta Dita