Ballina Sport Media serbe justifikon lojën e dobët të Crvena Zvezdas: Lojtarët u hutuan...

Media serbe justifikon lojën e dobët të Crvena Zvezdas: Lojtarët u hutuan nga gazetaret bukuroshe shqiptare (Foto)

21

Tirana u eliminua në kualifikueset e Champions-it pas humbjes minimale përballë Crvena Zvezdas, por bardheblutë zhvilluan lojë më të mirë.

Gazeta serbe “Kurir” ka gjetur një arsye për “të justifikuar” lojën e dobët të kampionëve të Serbisë.

“Gazetaret magjepsëse shqiptare lanë padyshim përshtypjen më të fortë në stadiumin e Tiranës” –thuhet në shkrimin e Kurir.

Aty thuhet se gjithçka shkoi në mënyrë perfekte dhe pa incidente.

“Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret provokuese shqiptare, të cilat i vunë zjarrin stadiumit në Tiranë”, – vijon artikulli.

“Gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e djemve në fushë. Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, i kuptojmë plotësisht ata”, – e mbyll “Kurir”.