Ballina Aktualitet Mediat bordello që fshehën vendimin kundër Zenit në gjyqin e SHBA-së

Mediat bordello që fshehën vendimin kundër Zenit në gjyqin e SHBA-së

25

PD dhe Sali Berisha, kanë vite që akuzojnë Edi Ramën se kontrollon mediat në vend. Por, vetëm dje, kemi një shembull të së kundërtës, se si në fakt, mediet në shumicë, në Shqipëri kontrollohen nga familja Berisha dhe PD.

Siç tashmë u mor vesh, Shkëlzen Berisha humbi në dy shtator gjyqin në Apel, në SHBA, ku kishte denoncuar gazetarin Guy Lawson, se kishte gënjyer për përfshirjen e tij në aferën e Gërdecit.

Apeli, ashtu si Gjykata e Floridës, në vendimin e vet thotë se në fakt, gazetari amerikan nuk ka gënjyer për përfshirjen e Shkëlzenit, në aferën e Gërdecit.

Dhe, duke qenë se ky është një lajm i rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për ngjarjen më të rëndë të ndodhur në Shqipëri këto vitet e demokracisë, pas trazirave të 97-s, pritej që ai të jepej nga të gjitha mediet në vend.

Por, shumica prej tyre e kanë fshehur lajmin, duke mos e dhënë fare. Disa kanë vepruar në mënyrë edhe më të shëmtuar, duke dhënë vetëm reagimin e Shkëlzen Berishës, i cili thotë se e ka fituar gjyqin në SHBA, kur në fakt e ka humbur.

Të gjithë televizionet informative, News 24, Ora News, A2, ABC News, Euronews etj, me përjashtim të Report TV, nuk e kanë dhënë lajmin fare. As televizionet e tjera, duke nisur nga TV Klan e me radhë, me përjashtim të Top Channel.

Gazetat dhe portalet, në shumicë e kanë fshehur lajmin, duke nisur nga “Panorama”, “Balkanweb”, “Lapsi.al”, “Koha Jonë”, Gazeta Shqiptare” e të gjitha me radhë, me përjashtime të vogla, si “Shqiptarja.com”, gazeta Tema, gazeta “Dita” dhe Ekskluzive.al, që e kanë dhënë lajmin.

Në fakt, nuk është se e mbrojnë dot Shkëlzenin, duke e fshehur lajmin, pasi ai tashmë është marrë vesh. Thjesht kështu tregojnë se nga kush kontrollohen. Kjo nuk është hera e parë në fakt, që ndodh kështu.

Për turpin e tyre, që publikojnë çdo ditë marrëzitë e “qytetarit dixhital” të Berishës, por nuk gjejnë dot asnjë cep, për të dhënë qoftë edhe në mënyrë të shkurtër dhe të ftohtë, një vendim të drejtësisë amerikane, për Shkëlzenin.

Nuk po përmendim ndërkohë këtu, mediat dhe portalet kamikaze të familjes Berisha dhe PD-LSI, që shpallnin “fitoren” e tij në SHBA.