Messi drejt largimit nga Barcelona/ Klauzola nuk vlen për sezonin e fundit – Descript

16

Lionel Messi duket i bindur për t’u larguar nga Barcelona.

Klubi i tij i ardhshëm nuk do të duhet të paguajë 700 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është edhe klauzola e prishjes së kontratës së tij me klubin blaugrana.

Kjo pasi siç raportojnë mediat spanjolle, më 2017-ën Messi firmosi rinovimin për 3 sezone, me opsion zgjatjeje edhe për një të katërt.

Por në kontratë nuk është specifikuar që klauzola prej 700 milionë eurosh vlen edhe për vitin e katërt.

Pikërisht për këtë arsye, Messi ndihet i qetë dhe i sigurt që largimi nga Barcelona do të ndodhë shumë shpejt, pavarësisht se ai dhe avokatët e tij nuk dëshirojnë skenarin e një “divorci” nëpër salla gjyqi.

Pas 20 vitesh me fanellën e Barcelonës, Messi është ofruar për t’u takuar me drejtuesit dhe për të përgatitur një ndarje me marrëveshje, që do të ishte opsioni më i mirë për të dy palët, por deri tani Bartomeu nuk ka dhënë një përgjigje.

The post Messi drejt largimit nga Barcelona/ Klauzola nuk vlen për sezonin e fundit appeared first on Descript.