Messi drejt largimit/Tifozët protestojnë kundër presidentit të Barcelonës: Qërohu ti! – Descript

23

Tifozët katalanas kanë dalë në protestë duke kundërshtuar largimin e Lionel Messit dhe duke kërkuar largimin e presidentit Josep Bartomeu.

Ata e cilësojnë presidentin si shkaktarin e largimit të yllit argjentinas, edhe pse Barcelona kanë ende shpresa t’i ndryshojnë mendje Messit.

Mediat pranë klubin “blaugranas” konfirmojnë se presidenti Bartomeu ka marrë përsipër të japë dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që Messi të pranojë se është ai problemi dhe të bëjë prapakthehu.

“Nëse Messi pranon se unë jam problemi dhe vendos të qëndrojë me largimin tim, atëherë unë jam gati të jap dorëheqjen”, mësohet t’u ketë thënë Bartomeu disa anëtarëve të bordit drejtues të klubit katalan.

Vetë ylli argjentinas pritet që të hënën të paraqitet nën urdhrat e Ronald Koeman, në ditën e parë të grumbullimit për përgatitjet e sezonit të ri, por në Katalunjë e kanë të qartë që do të jetë e vështirë ta shohim Messin sërish me fanellën e Barçës në fushë.

Skuadra e interesuara për Messin deri më tani janë Manchester City, Paris Saint Germain dhe Inter, të cilat po punojnë paralelisht për të bindur Messin.

The post Messi drejt largimit/Tifozët protestojnë kundër presidentit të Barcelonës: Qërohu ti! appeared first on Descript.