Messi kërkon të largohet nga Barcelona – Descript

23

Leo Messi e ka dërguar një letër me fax te Barcelona duke kërkuar përfundimin e kontratës së tij.

Ai kërkon të largohet nga klubi menjëherë këtë verë.

Klubi i Barcelonës e ka konfirmuar kërkesën e lojtarit.

Megjithatë, sipas tyre, kjo kërkesë duhej bërë në 10 qershor dhe tani është në duart e shërbimeve juridike.

Kanali argjentinas TyC ishte mediumi i parë që e dha lajmin të martë pasdite, duke shkruar: “Leo Messi e ka informuar klubin katalunas se dëshiron të largohet nga ekipi. Ai do të përdor klauzolën e kontratës së tij që i lejon atij të përfundojë në mënyrë të njëanshme në fund të çdo sezoni”.

Burime të RAC1 ka arritur të konfirmojë lajmet se Leo Messi e ka dërguar këtë kërkesë në klub.

Përveç kësaj, klubi nuk do të japë ndonjë deklaratë zyrtare lidhje me këtë çështje, që vjen vetëm një ditë pasi Barça komunikoi me Luis Suárezin, përmes Koeman, i cili e njoftoi se nuk e do në skuadër.

The post Messi kërkon të largohet nga Barcelona appeared first on Descript.