Ballina Aktualitet Meta e quan të turpshëm ngritjen e Kimisionit Hetimor për Bashën dhe...

Meta e quan të turpshëm ngritjen e Kimisionit Hetimor për Bashën dhe hetimin e akuzave të Dik Martinit

16

I pyetur mbi akuzat e kryeministrit Rama ndaj rolit të kreut të PD, Lulzim Basha, në raportin e Dik Martit për luftën e Kosovës, Presidenti Meta tha se ato bëhen për të tërhequr vëmendjen.

Iniciativën e parlamentit për të ngritur komision për hetimin e akuzave të Dik Martit, presidenti e quajti të turpshme.

“Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që thash unë ku një oligark do të vjedhë cdo ditë konsumatorët, nëqoftëse ka parlament, nëse ka një bandë ta miratojë.

Që të ngrihet komision për akuzat e Dik Martit është turpi më i madh që bën Kali i Trojës se dihet kush i fabrikoi akuzat e Dik Martit se cilat vende e fabrikuan kush e mbështeti dhe e sponsorizoi.

Ato kërkojnë të heqin vëmendje nga ata dhe të fusin përçarje mes shqiptarëve.”, tha Meta.

Presidenti komentoi gjithashtu edhe deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme, i cili paralajmëroi konflikt me Kosovën nëse nuk arrihej një marrëveshje me dialog.

“Mendoj se gjykata ndërkombëtare e ka dhënë përgjigjen për të gjithë ata që i ka mbetur ora prapa 20 vite.

Të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën jo vetëm ata në Serbi por edhe ata në Shqipëri që nuk e kanë të qartë.”, shtoi presidenti.