Ballina Aktualitet Meta i’a vë në gojë lehsit Blushi… sharjet prej ordiner ndaj Edi...

Meta i’a vë në gojë lehsit Blushi… sharjet prej ordiner ndaj Edi Ramës! Bilushi i lexon “si trimat”:

24

Kryeministri Edi Rama sot bëri një pyetje publike ku iu drejtua dhe presidentin të Shqipërisë, Ilir Meta, se pse votoi pro raportit të Dick Marty, në të cilin thuhej se vendin e quajtur “Shtëpia e Verdhë” në Mat ishte bërë transplant organesh nga UÇK mbi robërit serbë.

Aktakuza e Hagës dhe dorëheqja e Hashim Thaçit? Vjen reagimi i fortë i Ramës, sfidon publikisht Berishën, Metën dhe Bashën
Ka ardhur menjëherë përgjigja e Presidencës, përmes këshilltarit të Metës, z.Tedi Blushi.

Me anë të një shënimi në facebook, Blushi i përgjigjet ashpër Ramës, duke e quajtur tradhëtar të Kombit shqiptar dhe fjalë të tjera fyese si këlysh apo pis.

Presidenca: Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!
Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!
Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!