Ballina Aktualitet Meta “monarko-komunist” habit me veprimet e tij: Përfaqësues i uniteti bëhet nostalgjik...

Meta “monarko-komunist” habit me veprimet e tij: Përfaqësues i uniteti bëhet nostalgjik për kthimin e familjes Z

16

Ilir Meta ka kujtuar sot rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe.

Teksa poston videon e rrallë të 18 viteve më parë, kur familja Mbretërore zbret pas 6 dekadash në Atdhe, Presidenti thotë se riktyhimi i tyre, edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

STATUSI I PLOTE
Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.
Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut. /BalkanWeb

Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshëm të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm për realizimin e tij, por edhe për zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut. 🇦🇱

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 28 juin 2020