Ballina Aktualitet Meta pasi ngjiti Korabin, akordon titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për...

Meta pasi ngjiti Korabin, akordon titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për Dibrën e dibranët. “Rrit” malin

32

Presidenti Ilir Meta i jep Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” shoqatës “Bashkësia Dibrane” dhe disa personaliteteve të kësaj treve për kontributin e shquar dhe atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane.

“Për kontributin e shquar dhe atdhetar në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dibrane, në veçanti të vlerave të Dibrës së Madhe, si dhe bashkësisë tradicionale dibrane në Tiranë, pata sot kënaqësinë dhe nderin të vlerësoja Shoqatën “Bashkësia Dibrane” dhe disa personalitete të shquara të kësaj treve, me titullin Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Për shqiptarët Dibra është shumë e shtrenjtë. Sepse mbijetesa e dibranëve është e lidhur ngushtë me mbijetesën e gjithë kombit shqiptar”, shkruan Meta.

Presidenti thootë se qëndresa e përbashkët i ka rrënjët tek shkalla e lartë e atdhedashurisë, solidariteti, sakrifica, përkushtimi dhe kontributi i gjithë brezave dibranë ndër shekuj.

“Ata janë ndjerë përherë ballëlart dhe krenarë para historisë, sepse nuk ka etapë të luftës për liri të kombit shqiptar që ata të mos kenë gjurmët e kontributit të tyre”, shkruan ndër të tjera presidenti Ilir Meta.

Gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet në Akademinë e Shkencave, Presidenti Ilir Meta dha një tjetër mesazh të koduar.

Teksa kujtoi ngjitjen në malin e Korabit gjatë kësaj vere, kreu i shtetit tha se prej andej mund të krijosh një vizion strategjik.

“Po kështu jam shumë i lumtur që u ngjita në majën e Korabit, sepse nga Korabi krijon një vizion më strategjik. Jo për Dibrën e Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Pasi shkova në Korab mësova dy gjëra. E para, mësova që Korabi nuk ka vetëm majën më të lartë, por ka 3 ose 4 majat më të larta të Shqipërisë e pastaj vjen Jezerca.

Së dyti, mësova diçka tjetër për të cilin u habita, kur lexova atje 2764 metra, sepse ne e kemi lexuar gjithmonë shifrën 2751 metra i lartë.

Pra, Korabi ishte “rritur” kështu që kjo është shenjë e mirë, sepse më mirë të rritet mali se sa të zbresë, aq më tepër që edhe unë vij nga një trevë malore dhe kam dëgjuar shpesh atë urimin që bëhet ‘malet tona më të larta’”, tha Meta.