Ballina Aktualitet Meta vlerëson me notën 10 opozitën dhe Bashën, por harron Monikën

Meta vlerëson me notën 10 opozitën dhe Bashën, por harron Monikën

14

Ilir Meta ditën e sotme doli në një konferencë për mediat për të folur për situatën politike dhe aktuale në vend. Presidenti ka nisur me vlerësime me nota për partitë.

Me superlativa presidenti Ilir Meta ka folur për opozitën sa i përket opozitës.

“Si mund të akuzohet Basha kur ka qenë modeli në këtë situatë i sjelljes shembullore për ruajtjen e pandemisë, mirë unë mund të akuzohesh.

Ka qenë shumë bashkëpunues që kur ka filluar pandemia dhe më duhet të them që opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para pandemisë, kanë kusuret e tyre që u larguan nga parlamenti, por në sjelljen e tyre kanë qenë ekspelente.

Rama të reflektojë, të bashkëpunojë me ekspertët, ka notën 10. Unë mund të kem notën 9 se nuk kam mbajtur maskën, por opozita ka bërë cdo gjë edhe po të ishte në qeveri vështirë të bënte diçka më shumë”, tha Meta.

Opozita meriton noten 10, tha Presidenti, duke bere sikur harroi gruan e tij, kryetaren e LSI Kryemadhi, e cila ka qene objekt kritikash e talljesh ne opinionin publik, per deklaratat e papergjegjshme qe ka bere ne adrese te Covid 19.