Ballina Aktualitet Miku i artistëve, apel për Gëzimin e Charls-it, i vyer çdo lloj...

Miku i artistëve, apel për Gëzimin e Charls-it, i vyer çdo lloj kontributi me shpresën se mund të shpëtohet një jetë! S

22

Artistë, kolegë e miqtë të Gëzim Agollit kanë bërë thirrje për të kontribuojnë për ta ndihmuar pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Të gjithë e njohim si Gëzimi i Charls-it, një person i qeshur dhe gjithmonë energjik, por sot ka nevojë për ndihmën e të gjithëve ne.

Të kontribuojmë të gjithë brenda mundësive që energjinë dhe pozitivitetin e Gëzimit ta ndjejmë ende mes nesh sa herë të shkojmë te Charls-i një nga klubet më të njohura në ish-Bllok dhe ndër më të vjetrit me muzikë live, nje dere perhere e hapur per artiste te vjeter e te rinj.

Gëzim Agolli ka nevojë urgjente për transplantin e mëlçisë, ndërhyrje e cila nuk realizohet dot brenda vendit dhe ka një kosto shumë të lartë për tu kryer.

Në kushtet jashtëzakonisht të veçanta të pazakonta qe ndodhemi sot për shkak të pandemise, financiarisht, Gëzimi ka nevojë për ndihmën e të gjithë neve, e çdokujt që njeh Gëzimin, humanizmin e tij.

Koha nuk pret. Të bëjmë sa të mundemi me kontributin e çdokujt sipas mundësisë, dhe të shpëtojmë jetën e Gëzimit.

“Për Gëzimin e Charls-it, Gëzimin e mirë e të qeshur ngahera, për Gëzim Agollin do të ishte i vyer çdo lloj kontributi me shpresën se mund të shpëtohet një jetë..”, shkruajnë miqtë e tij.

Në Raiffeisen Bank Sha janë hapur dy llogari vetëm për këtë qëllim, ku mund të kontribuohet. Është i detyrueshëm përshkrimi:

“Kontribut për Gëzim Agolli”.

Të dhënat si më poshtë,

Llog në ALL (lek).

Nr. Llog: 0030573276

IBAN:

AL14202110370000000030573276

Kodi SWIFT: SGSBALTX

Llog në Euro.

Nr. Llog: 0040573276

IBAN:

AL96202110370000000040573276

Kodi SWIFT: SGSBALTX

I.K./Shqiptarja.com