Milan – Ibra gjithçka e bërë, firma gati në fundjavë, por Raiola 'prish' festën – Descript

20

Marrëveshja tashmë është arritur: Zlatan Ibrahimoviç është gati të nënshkruajë rinovimin e kontratës së tij me Milan.

Goditja verore e kuqezinjve është gati të përfundojë në mënyrën si shpresonin tifozët dhe Stefano Pioli.

Nënshkrimi pritet të arrijë në fundjavë, kur suedezi duhet të kthehet në Milano dhe më pas të bashkohet me shokët e tij të skuadrës në Milanello.

Marrëveshja

Marrëveshja parashikon një pagë neto prej 7 milion euro dhe AC Milan do të jetë në gjendje të përfitojë nga lehtësimi i taksave që do të lejojë klubin e Elliott të shpenzojë “vetëm” 10.5 milion për pagën e lojtarit të tyre më të mirë.

Mino Raiola

Sidoqoftë, Mino Raiola, agjenti i sulmuesit suedez, përsëriti se çështja nuk ka mbaruar ende.

Duke publikuar foton e një prej shumë artikujve që raportuan lajmet për rinovimin e suedezit, ai ka shkruar mbi të një “Fake News” të stërmadh.

“Ibrahimovic nuk e ka rinovuar kontratën e tij me AC Milan”, shkruan përbri fotos Raiola.

The post Milan – Ibra gjithçka e bërë, firma gati në fundjavë, por Raiola ‘prish’ festën appeared first on Descript.