Ballina Aktualitet Militantët e Bashës rrihen me artistët e qytetarët pasi i kërkuan të...

Militantët e Bashës rrihen me artistët e qytetarët pasi i kërkuan të largohet, ndërhyn Robert Budina

21

Ka degjeneruar në dhunë protesta e Aleancës për Teatrin.

Disa qytetarë i kanë kërkuar në kor kryedemokratit Lulzim Basha që të largohet, duke e konsideruar si tradhëtar të kauzës.

Fill pas këtyre thirrjeve, drejt qytetarëve janë vërsulur një sërë simpatizantësh të Partisë Demokratike, duke i dhunuar.

Ishte ndërhyrja e regjisorit Robert Budina ajo që qetësoi situatën.

“Të gjitha palët politike kanë të drejtën të gjejnë mënyrat se si mund t’i shërbejnë Shqipërisë. Nuk ia kemi mbyllur asnjeriu derën e Teatrit dhe nuk ia kemi refuzuar të drejtën për të shprehur mendimet e veta.

Këtu do të flasin mbrojtësit e teatrit, ndaj kemi bërë listën vetë se kush do të flasë, për të eleminuar keqkuptimet”, tha Budina.