Ballina Aktualitet Ministrja Manastirliu: Diskot dhe lokalet e natës vatra infeksioni, nuk do hapen...

Ministrja Manastirliu: Diskot dhe lokalet e natës vatra infeksioni, nuk do hapen as në vjeshtë

13

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot në Kuvend se gjithçka po bëhet gati për të përballuar situatën në vjeshtë.

Ajo foli edhe mbylljen e lokaleve të natës, duke theksuar se janë burimi kryesor i përhapjes së virusit.

“Ndryshimet dhe shtesat në aktin normativ sa i përket periudhës së pandemisë vijnë pasi duam të vendosim detyrimin për diskot, klubet e natës që kanë pasur detyrim që në krye të herës që të mos hapen.

Është vënë re që jo të gjithë e kanë zbatuar urdhrin, duke u kthyer në vatra infeksioni.

Detyrimi tani çon deri në pezullim aktiviteti 1 vjecar kur këto subjekte nuk i binden asnjë ligji. Masat që po marrim, akti normativ, qoftë akti normativ që miratuam të enjten e shkuar për maska të detyrueshme në ambiente të mbyllura vendosen jo për të vënë gjoba, por për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

Të rinjtë apo frekuentuesit e këtye vendeve janë etiketuar si vektori i shpërndarjes së infeksionit te moshat e tjera. Vendosja e këtij akti vjen në kohën e duhur për të forcuar zbatimin e masave Covid 19.

Po punojmë me intensitet, po përgatitemi për vjeshtën por nëse do kemi neglizhim të masave duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit Covid 19”, deklaroi Manastirliu.