Ballina Aktualitet Ministrja Manastirliu: Sot publikojmë urdhrat, nga nesër Shqipëria e mbyllur pas orës...

Ministrja Manastirliu: Sot publikojmë urdhrat, nga nesër Shqipëria e mbyllur pas orës 22:00-06:00

18

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu firmos urdhrat për masat shtrënguese me qëllim parandalim e infektimeve me Covid-19.

Një ditë më parë Komiteti i Ekspertëve njoftoi masat e reja të cilat do të hyjnë në fuqi për një periudhë 3 javore. me efekt rishikimi cdo dy javë në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike.

Sipas skenarëve të riskut, evidentohen zona me nivel të ulët të riskut, zona me nivel mesatar të riskut dhe zona me nivel të lartë risku.

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.