Ballina Aktualitet Ministrja nga Kosova : Do largohem pa përfundimit të mandatit! Kam njoftuar...

Ministrja nga Kosova : Do largohem pa përfundimit të mandatit! Kam njoftuar dhe kryeministrin Rama

19

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, deklaroi se pas mbarimit të mandatit nuk do vazhdojë të jetë më në krye të ministrisë dhe do largohet edhe nga Shqipëria.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë.

Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit për Euro News.