Ballina Aktualitet Mjeku Pëllumb Pipero jep alarmin: Baret dhe lokalet janë vatra kryesore të...

Mjeku Pëllumb Pipero jep alarmin: Baret dhe lokalet janë vatra kryesore të virusit

70

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur për masat e reja të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve pas rritjes së rasteve me Covid.

Pipero tha se ishte dakord me vendimet e marra duke marrë parasysh ecurinë e virusit tanimë.

Ai shtoi se vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret e lokalet, pra vendet ku njerëzit janë më pranë njëri-tjetrit.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit është familja, baret, restorantet. I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit. Prandaj jam dakort me vendimet e reja,” tha Pipero.