Ballina Aktualitet “Monika kishte varkën, jo lopatën”! Kryemadhi i kthehet Ramës me videon e...

“Monika kishte varkën, jo lopatën”! Kryemadhi i kthehet Ramës me videon e “pionierëve dhe fatosave” të LSI

24

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend për çështjen e detit, ku ironizoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi për reagimin e saj për këtë çështje gjatë një xhiroje me varkë, vjen kundërpërgjigja e kësaj të fundit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Kryemadhi thekson se Rama, ‘i vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët’, ndërsa e këshillon atë që të ketë kujdes me detin pasi e merr batica.

REAGIMI I KRYEMADHIT

I Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vete ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv

Video shoqëruese Jalë 2020. Këta do të të rrëzojnë