Ballina Aktualitet Monika Kryemadhi mendjemadhësi qesharake! Ti ta kesh për nder që je në...

Monika Kryemadhi mendjemadhësi qesharake! Ti ta kesh për nder që je në emision me mua! I drejtohet Vasilit: Ramë dakord pë

26

Monika Kryemadhi dhe gazetari i ekonomisë Besart Kadia kanë debatuar ashpër në emisionin ‘Open’. E gjitha filloi me disa kunja të kryetares së LSI-së ndaj gazetarit, pasi ky i fundit nuk po bënte pyetje, por aludime dhe komente mbi LSI.

Më pas debati që nisi me ironi u kthye në përplasje personale deri në fyerje.

Kryemadhi Vasilit: Herë tjetër më thirr në emision me gazetarë që bëjnë pyetje, jo me këta që bëjnë komente.

Kadia: Po s’kam pyetje, s’kam për çfarë ta pyes.

Debati ka vijuar dhe duke qenë se si Kryemadhi dhe Kadia po flisnin në të njejtën kohë, Kryemadhi u nxeh dhe kërkoi që gazetarit t’i ndërpritej mikrofoni.

Kryemadhi: Eni ndërpritja zërin këtij, ose unë iki. Se po flet kot.

Kadia: Të mos e kalojmë personale.

Kryemadhi: E kaloj personale se s’po më lë të flas. Eni, kjo nuk është e moralshme nga ana juaj si drejtuese emisioni. Për të tjera pyetje ramë dakord të ishin në skaletë, e për gjëra të tjera po flasim. Tipa si ky duhet ta kenë për nder që ftohen në emision përball meje.

Ti ta kesh për nder që je në emision me mua. Por mos bëj si i pastër, sepse të gjithë jeni të përlyer këtu. Të gjithë keni lidhje me oligarkë, edhe ti ke, dhe vjen erë. Dhe unë bashkë me ty se kam qendruar me ty. Kaq, nuk flas më dhe po foli ai se s’dua ta dëgjoj, unë iki.