Ballina Aktualitet “Mos më prek, nuk të njoh”! Momenti kur Nasim Haradinaj del nga...

“Mos më prek, nuk të njoh”! Momenti kur Nasim Haradinaj del nga taksi dhe përballet me policët e EULEX’it (Video)

21

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UCK’së), Nasim Haradinaj, ka qenë duke hyrë në ndërtesën e Televizionit 7 kur është ndaluar nga policia e EULEX’it.

Ai ishte i ftuar në emisionin Frontal që të flasë për aksionin në selinë e OVL-UÇK’së dhe derisa po dilte nga një veturë taksie, është ndaluar nga policët.

Ai ka refuzuar të dorëzohet dhe i ka paralajmëruar policët që të mos e prekin derisa të vjen Policia e Kosovës.

“Mos më prek, nuk të njoh”, u ka thënë në shqip Haradinaj policëve të EULEX’it.

Më poshtë e keni videon e siguruar nga Magazina.al.