Ballina Aktualitet MSH firmos urdhrin: Edhe kjo fundjavë është për fëmijët e pensionistët, ja...

MSH firmos urdhrin: Edhe kjo fundjavë është për fëmijët e pensionistët, ja aktivitetet që lejohen nesër

2

Ministria e shëndetësisë publikon udhëzimin e plotë për këtë fundjavë, lidhur me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve, si dhe për hapjen e aktiviteteve dhe bizneseve.

Në urdhrin e firmosur këtë mbrëmje, MSH bën me dije se edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur në qytetet për pjesën më të madhe të aktiviteteve ekonomike, ku do të lejohen vetëm dyqanet ushqimore dhe farmacitë, gjatë ditës së shtunë, deri në orën 21:00, ndërsa e diela do të jetë totalisht e mbyllur.

Ndërkohë, sa i takon lëvizjes, e shtuna dhe e dila do të jenë për këmbësorët pensionistë dhe prindërit me fëmijë.

Më poshtë, urdhri i MSH:
Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, fundjava do të jetë e kufizuar. Nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00. Ndërsa ditën e dielë te gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e dielë, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.